Nomofobia varësia nga telefoni nis nga fëmijët deri te të moshuarit

Shëndetësia

Nomofobia varësia nga telefoni nis nga fëmijët deri te të moshuarit

Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:25
Ilustrim

Qëndrimi me orë të zgjatura në telefon, pa bërë asgjë të rëndësishme, duket se është kthyer në një rutinë për të gjitha grup-moshat, ekspertët e quajnë këtë varësi ndaj telefonit, nomofobi. Ata thonë se shqetësues është hasja e kësaj varësie tek fëmijët.

 “Me shqetësim vëmë re që një dukuri e tillë po haset tek adoleshentët, por dhe tek moshat më të vogla, te fëmijët”,-tha Jonida Haxhiaj, psikologe.

Rrjetet sociale me larmishmërinë e materialve që publikojnë, duket se janë kurthi në të cilin sipas ekspertes shpesh biem të gjithë.

 “Shumë prej nesh në momente të caktuar e gjejmë vetën duke scroll në contentet që për secilin prej nesh , në internet në mediat sociale ka content që është tërheqës, duke filluar që tek foshnjat e deri tek të moshuarit”,-tha psikologia Haxhiaj.

Mungesa e telefonit tek një person që ka varësi përkthehet në ankth të shtuar.

“Në momentin që mendon se ka harruar telefonin në shtëpi apo kudo, do shqetësohet shumë, dhe nëse është e pamundur që të kthehet ta marr do mendoj si e ka harruar, dhe pak të ngjarë ka të funksionojë normalisht me këtë harresë që ka ndodhur”, shtoi Haxhiaj.

Psikologia thotë se në momentin që ne e kemi të vështirë të qëndrojmë pa telefon, atëherë duhet kuptuar që kemi varësi dhe kemi nevojë të shkëputemi prej saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat