A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

Shëndetësia

A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

Më: 4 mars 2025 Në ora: 21:28
Ilustrim

Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve.

Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, që luan një rol kyç në forcimin e imunitetit. Por tani studiuesit mendojnë se kivi ka ndikim më të shpejtë dhe më të gjatë në kohë se sa suplementet me vitaminë C.

Ekipi nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zhvilloi një regjim ushqimor 8-javor në 155 të rritur me nivel të ulët të vitaminës C.

Pjesëmarrësit duhet të merrnin suplemente me vitaminë C ose të hanin dy kivi në ditë dhe më pas raportonin për humorin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik përmes sondazhit në celular.

Rezultatet e publikuara në British Journal of Nutrition treguan që kivi përmirësonte vitalitetin dhe humorin brenda 4 ditëve ndërsa duheshin 14-16 ditë që efekti të arrinte kulmin e tij.

Suplementet me vitaminë C e bënin këtë deri në ditën e 12-të.

Veç përmirësimit të humorit, kivi ka veti të tjera të njohura si ndikimi në sistemi tretës, rrit përthithjen e hekurit në organizëm si dhe është burim natyral acidi folik i cili është i nevojshëm për gratë shtatzëna.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat