Problemet me zemrën, çfarë të keni kujdes kur është ftohtë

Shëndetësia

Problemet me zemrën, çfarë të keni kujdes kur është ftohtë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 23:52
Ilustrim

I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Në rastin e sëmundjeve koronare, temperaturat e ftohta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër.

Ndikimi i temperaturave të ulëta te shëndeti i zemrës

Kur trupi gjendet në një ambient të ftohtë, atëherë i duhet të përshtatet me të, që të ruajë temperaturën e brendshme të trupit. Mënyra se si përshtatet trupi ka të bëjë me disa ndryshime fiziologjike që janë sfiduese për njerëzit që vuajnë nga zemra.

Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme si rritje e rrahjeve të zemrës, rritje të tensionit të gjakut, sforcim të zemrës, prirje më e lartë ndaj trombozës.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të ndjekin pesë këshillat e mëposhtme:

Ekspozim minimal ndaj të ftohti

Kufizojeni ndjeshëm kohën e kaluar në ambiente të ftohta dhe nëse u duhet të dilni patjetër, vishuni ngrohtë nga koka tek këmbët.

Mos u stërmundoni

Stërmundimi fizik në hapësira të jashtme e në ambient të ftohtë mund të jetë shumë dëmtues për zemrën.

Mos e teproni me nxehtësinë

Nëse visheni trashë dhe kryeni aktivitet fizik do ta stërmundoni zemrën. Enët e gjakut do të zgjerohen krejt papritur dhe tensioni i gjakut do të ulet. Nëse jeni në ambient të jashtëm dhe vëreni që po djersisni, atëherë kjo është një shenjë rreziku.

Kujdes me gripin

Sipas informacioneve, gripi është shumë i rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga zemra. Përpara se të merrni medikamente me kokën tuaj, konsultohuni më parë me mjekun.

Mos pini alkool

Alkooli zgjeron enët e gjakut në lëkurë dhe ju bën të ndiheni ngrohtë. Por nga ana tjetër, e gjithë nxehtësia e nevojshme përthithet nga organet jetësore duke ju vënë në rrezik..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat