Mungesa e kësaj lënde ushqyese jetike është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar në botë, por kur bëhet problem dhe mënyra më e mirë për ta trajtuar mbetet e paqartë, shkruan BBC.
Megan Ryan, një nënë beqare dhe punonjëse me kohë të plotë, fillimisht e lidhte lodhjen me jetën e saj të ngarkuar. Megjithatë, një kontroll mjekësor në qershor 2023 zbuloi se ajo kishte anemi nga mungesë të hekurit.
Mungesa e hekurit prek një në tre njerëz globalisht, veçanërisht gratë dhe fëmijët. Tek gratë shtatzëna, mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit dhe të rrisë rrezikun e lindjeve të parakohshme. Fëmijët me mungesë hekuri mund të kenë probleme në zhvillimin kognitiv dhe social. Tek të rriturit, kjo mungesë është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar, përcjell KosovaPress.
Megjithëse është e pranuar gjerësisht se mungesa e hekurit është problem serioz, ka ende debate mbi përcaktimin e saktë të saj dhe kur duhet të trajtohet. Disa ekspertë argumentojnë se në mungesë të simptomave, suplementimi mund të mos sjellë përfitime.
Tek fëmijët, hekuri është jetik për rritjen e tyre të shpejtë. Në vendet me të ardhura të ulëta, deri në 70% e foshnjave midis 6-12 muajsh kanë anemi nga mungesa e hekurit. Edhe në vendet e pasura, prevalenca mbetet e lartë.
Suplementimi me hekur rekomandohet në raste të mungesës, por studimet tregojnë se mund të mos përmirësojë zhvillimin e fëmijëve dhe madje të ketë efekte negative në disa raste. Ekspertët theksojnë rëndësinë e një diete të ekuilibruar me burime natyrale hekuri, si mishi, fasulet dhe frutat e thata, për të parandaluar mangësitë.
Sqarim: Ky informacion është vetëm për qëllime të përgjithshme dhe nuk zëvendëson këshillën mjekësore profesionale.