Një mesazh i cili është riaktualizuar kohës së fundit dhe po qarkullon në masë të madhe në aplikacionin për dërgimin e sms-ve dhe thirrjeve pa pagesë “Viber”, ka bërë që shumë persona të bien pre e këtij mashtrimi.
Duke parë këtë shqetësim në rritje të përdoruesve të këtij shërbimi, Koha.net ka kontaktuar me një zyrtar për informim të “Viber”, i cili ka konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë aspekt.
“Na vjen keq që dëgjojmë se jeni duke pranuar porosi “spam” nga përdorues tjerë të Viber-it. Kjo porosi është krejtësisht mashtrim dhe nuk duhet marr seriozisht” – ka thënë Oëen S.
Më tej, zyrtari për informim i Viber ka kërkuar nga personat që pranojnë këtë SMS mashtruese, të njëjtën ta dërgojnë në numrin +12120020022.