Më shumë se 100 000 kratere hënore deri më tani të panjohura janë identifikuar falë një sistemi të inteligjencës artificiale që ka studiuar të dhëna nga misionet kineze ”Chang’e”.
Metoda e re e analizës, e botuar në revistën ”Nature Communications”, është rezultat i kërkimit të koordinuar nga Universiteti kinez i Jilin, me grupin e Chen Yang, dhe i kryer në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave.
Krateret u identifikuan pasi kishin trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale për të analizuar rreth 10 000 imazhe të kratereve të njohura, të marra kryesisht me misionet hënore kineze ”Chang’e-1” dhe ”Chang’e-2”.
Në këtë mënyrë, sistemi ishte në gjendje të identifikonte krateret që kishin shpëtuar deri më tani dhe të cilët janë shpërndarë kryesisht në gjerësinë e mesme dhe të ulët të sipërfaqes hënore.
Ai identifikoi 109 956 kratere me saktësi, shumë prej të cilave tejkalonin 8 kilometrat.
Përparësia e teknikës, vërejnë autorët e studimit, është se ajo njeh edhe kratere të parregullta ose të degraduara, ndonjëherë të vështira për t’u studiuar.