​Astronautët e NASA-s po kthehen në Tokë pas 9 muajve

Shkencë & Teknologji

​Astronautët e NASA-s po kthehen në Tokë pas 9 muajve

Më: 18 mars 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Astronautët e NASA-s, Suni Williams dhe Butch Wilmore, po kthehen më në fund në Tokë pas një misioni në hapësirë që u zgjat nëntë muaj për shkak të problemeve me kapsulën Boeing Starliner, raporton CNN.

Ata, së bashku me Nick Hague dhe Aleksandr Gorbunov, u larguan nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar me kapsulën SpaceX Crew Dragon dhe pritet të ulen në oqean pranë Floridës.

Rikthimi i tyre është konsideruar i rrezikshëm për shkak të hyrjes në atmosferë me shpejtësi mbi 27,000 km/h, por kapsula do të ngadalësohet me parashuta para se të preki ujin. Ekipet e shpëtimit do të ndihmojnë astronautët të dalin nga kapsula për vlerësime mjekësore.

Vendimi për të mos i kthyer me Starliner u mor nga NASA për arsye sigurie, ndërsa disa figura si Elon Musk dhe Donald Trump e kritikuan administratën Biden, duke pretenduar se astronautët u "braktisën". NASA e mohoi këtë dhe theksoi se vendimi ishte i mirëplanifikuar.

Gjatë qëndrimit të tyre, Williams dhe Wilmore ndihmuan në operacionet e ISS, përfshirë ecjen hapësinore dhe mirëmbajtjen. Pavarësisht sfidave, ata e përshkruan eksperiencën si një mundësi të jashtëzakonshme dhe thanë se do t’u mungonte jeta në hapësirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat