Nuk ka të lënduar nga zjarri që mbrëmë ndërpreu një aheng familjar në Restoranin ‘Raguza” në pullazin e garazhit me kate në qendër të Shkupit.
Nga Policia kanë thënë se intervenimi i shpejtë i ekipeve të zjarrfikësve ka parandaluar dëme më të mëdha materiale.
Në këtë dasmë ka patur më shumë se 200 mysafirë.
As shërbimi i zjarrfikësve e as MPB-ja nuk kanë dëshiruar të spekulojnë për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Thonë se përgjigjet do të dihen kur plotësisht të përfundojë ekspertiza.