​8 vjet nga përmbytjet në Shkup

Shkupi

​8 vjet nga përmbytjet në Shkup

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Para tetë vjetësh, më 6 gusht 2016, ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc në Shkup.

Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.

Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit. Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës pati ndihmuar të prekurit nga vërshimet me 50 mijë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat