Morën peng shqiptarin dhe i kërkuan familjes 2500 euro, arrestohen autorët në Greqi

Shqipëria

Morën peng shqiptarin dhe i kërkuan familjes 2500 euro, arrestohen autorët në Greqi

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Policia greke në Selanik ka rënë në gjurmët e autorëve që mbajtën dhe shantazhuan një shtetas shqiptar 23-vjeçar në Selanik.

I riu u rrëmbye shkurtin e kaluar nga qendra e Selanikut dhe për më shumë se 24 orë u mbajt në një makinë derisa të afërmit e tij paguan para për ta liruar. Siç u bë e njohur, autorët e krimit kërkuan 2500 euro dhe pasi ranë dakord për të marrë 1000 euro, ata e lanë të lirë.

Sipas policisë, tre bashkatdhetarë të viktimës u identifikuan si autorë, ndërsa dy gra të reja greke që morën përsipër të merrnin paratë janë gjithashtu të përfshira në çështje.

Sipas hetimit të departamentit të Krimeve kundër Jetës, motivi i veprimit të tyre duket se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me viktimën.

Çështja kundër tyre do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas urdhër-arrestet pritet të lëshohen nga hetuesi kompetent.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat