Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së.
Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i ka plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.
Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga punonjës të trajnuar të SHÇBA.
Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.