Shoqërimi i 2 gazetarëve në Tiranë pas protestave, KE: Lërini të bëjnë detyrën

Shqipëria

Shoqërimi i 2 gazetarëve në Tiranë pas protestave, KE: Lërini të bëjnë detyrën

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Foto

Komisioni Europian ka reaguar duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia pas protestave të zhvilluara në Tiranë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha në datë 8 Dhjetor. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez i kujton Shqipërisë paketën e zgjerimit.

“Paketa e zgjerimit 2020 tregon qartë nevojën për zero tolerancë për kërcënimet dhe intimidimet ndaj gazetarëve dhe mediave në rajon.

Eshtë thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa  kërcënim dhe pa dhunë, ngacmim dhe frikësim, për të siguruar që qytetarët të kenë akses në të gjithë informacionin e nevojshëm” shkruan Ana Pisonero-Hernandez.

Në protestat e zhvilluara në Tiranë u shoqëruan dy gazetarë nga policia, ndërsa disa orë më pas u lanë të lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat