U shua sot regjisori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka. Prej dy ditësh ai ka qenë i shtruar në spital, pas një hemorragjie celebrale.
Mediat në Korçë kanë publikuar edhe amanetin e artistit të madh.
Postimi në Facebook
Ky vit i ri ka nisur me një lajm të hidhur për artin shqiptar.
Ndërron jetë regjisori i famshëm korçar Dhimitër Orgocka. Orgocka ka qenë dje i shtruar në spital ndërkohë që ka pësuar hemoragji cerebrale
Amaneti i fundit që profesor Dhimitër Orgocka ka patur nga bisedat me disa media ka qenë pallati i kulturës në Maliq, i cili mban emrin e tij, i cili u dogj në dhjetor të 2016 dhe vazhdon ende të jetë rrënojë. U prehsh në paqe profesor Dhimitri!