Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë të ditur lajmin e trishtë të humbjes së nënës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një njoftimin, duke vendosur një fjongo të zezë në foton e profilit të tij.
Një ditë më parë Ndreu postoi një foto në natën e ndërrimit të viteve, duke i qëndruar pranë në spital nënës së tij, e cila vuante prej ditësh nga problemet shëndetësore në zemër.
“Zoti të ndihmoftë nëna ime! Minuti i parë 2021 pranë teje!”, shkruante Pjerin Ndreu në postimin e një dite më parë, ku shfaqej së bashku me vëllanë qëndronte pranë njeriut më të shtrenjtë.
"Nganjëherë dikush ka menduar apo ka thënë për mua se jam i zoti. Ka pasë raste që edhe e kam besuar, por gjithmonë kam dyshuar në këtë që thonë disa. Ka ditë që më mundon komfirmimi i dyshimit tim, por s'kam forcë ta korrigjoj. Si duket jeta është e vrazhdë nganjëherë sa për të kujtuar se je i dobët sa të jesh gjallë!", do të ishte një tjetër postim i Ndreut, duke iu referuar situatës që po përjetonte ai dhe familjave e tij.