Publikohet fotoja e 37-vjeçarit që u vetëvra sot

Shqipëria

Publikohet fotoja e 37-vjeçarit që u vetëvra sot

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:57
Arbër Musaj

Një 37-vjeçar në Tropojë ka gjetur vdekjen pasi është vetëplagosur me armë gjahu, raporton policia.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 3 janar, në fshatin Selimaj.

Ora News mëson se viktima është Arbër Musaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij. Rrethanat e ngjarjes mbeten të parta.

Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Musaj ishte baba i tre vajzave. Mësohet se ai jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tij në Tropojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat