Aksident tragjik në Fier, përplaset për vdekje një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë

Shqipëria

Aksident tragjik në Fier, përplaset për vdekje një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Fier – Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin  e sotëm, rreth orës 08:20 ku një person ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shenja jete G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat