Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të enjte me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në një postim në Twitter, Kim nga ndarë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre.
Ambasadorja theksoi se është diskutuar mbi arritjet e vitit të kaluar dhe përparësitë për vitin 2021, përfshirë kuorumin në Gjykatën e lartë dhe Reformën në Drejtësi.
“Takimi me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësia po ecën përpara – hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara“, shkruan Yuri Kim.
Met w/Justice Minister @GjonajEtilda to review accomplishments of last year & discuss priorities for 2021, including quorum at High Court & cleaner courts. Justice Reform is moving forward - step by step. Let’s keep going forward. pic.twitter.com/bZjO6Zuejd
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 28, 2021