Heroi i ditës/ Xhemili, elektriçisti çan dëborën deri në brez për t

Shqipëria

Heroi i ditës/ Xhemili, elektriçisti çan dëborën deri në brez për t

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:54
Xhemil Mezini

Në Shqipërinë tonë ku rëndom flitet për politikë dhe krim, ka edhe raste frymëzuese të njerëzve të thjeshtë, të punonjësve të përulur, që janë shembull për të tjerët.

I tillë është edhe rasti i Xhemil Mezinit, elektriçistit 57 vjeçar, që "çan" borën e dendur dhe sfidon acarin për t'u rikthyer energjinë elektrike banorëve të një fshati të thellë në Kukës.

Shumë e krahasojnë me 'Dedën' e filmit “Rrugë të Bardha”, veçse krahasimi nuk ka vend. Xhemili është person real, i një realiteti që përsëritet çdo dimër në vendin tonë.

Kompania OSHE thotë se mbrëmjen e shkuar, ka rënë sërish dëborë duke dëmtuar linjën që furnizon me energji zonën.

“Elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, gjatë punës së sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Cajës!”- njofton OSHE.

Nëse nuk hapet videoja, klikoni për ta shikuar në Youtube.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat