Dy 16-vjeçarë janë plagosur pasi tentuan që të grabisnin një dyqan.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Helshan të Hasit, ku 4 persona dështuan në grabitje, pasi u pikasën nga pronari i dyqanit.
Sipas News24, pronari i dyqanit ka hapur zjarr me çifte, duke plagosur dy prej autorëve.
Ndërkohë, policia arrestoi 4 të miturit të cilët rezultojnë autorë të një vjedhje tjetër si edhe pronarin e dyqanit që u tentua të grabitej.