Sjell në jetë foshnjen, 22-vjeçarja me Covid përfundon në intubim

Shqipëria

Sjell në jetë foshnjen, 22-vjeçarja me Covid përfundon në intubim

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Ilustrim

Një 22-vjeçare, e infektuar me Covid-19, ka sjellë në jetë foshnjën e saj në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ndodhet e intubuar, në gjendje të rëndë.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, në lindje kanë asistuar edhe mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”.

E reja ka qenë në muajin e fundit të shtatzanisë, ndërsa lindja është bërë e mundur vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Një ditë më parë humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani e cila ishte shtatzënë gjithashtu.

Mjekët pasi kanë parë komplikacionet e të resë kanë vendosur që lindja e foshnjes të bëhej në muajin e shtatë të shtatëzënisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat