Gjatë konferencës së sotme për mediat, kryeministri Edi Rama i konsideroi si “fosile” kandidatët për deputetë të PD-së, duke veçuar si prurje të re vetëm Agron Gjekmarkajn.
“Më interesantja është që në PD nuk ka asnjë prurje të re përveç Agron Gjekmarkajt. Agron Gjekmarkaj, natyrisht është një kontribut i PD që largon nga klubet e natës mediatike një personazh turbullues për familjet, por nuk besoj se është një akt serioz dhe akt respekti për demokratët e Lezhës”, tha Rama.
Listat e deputetëve nuk janë muzeume, nuk janë stenda për të vendosur vazot e antikitetit,- u shpreh Rama duke ironizuar alternativat e PD-së nga Berisha, te Bujar Leskaj.
“Sali Berisha në historinë e PD ka shumë vlerë por për çfarë duhet të jetë këtu tani?! Për të ndaluar emigracionin?! PD ka ndërtuar një stendë me vazo antike, por kuptohet me fosile. Nuk kanë çfarë japin më?! Agron Duka nuk e ka nxjerrë njëherë partinë nga garazhi edhe flet për partine e tij. “E kom unë një parti atje, po sme more ti, e nxjerr unë partinë nga atje”. Se i duhet Agron Dukës të jetë tani patjetër deputet?! Se do Agron Duka të jetë ministër, pse?! Se ka më shumë pula se çdo shqiptar tjetër?! Ka mundësi që oferta të jetë Leskua i KLSH-së? Që para Leksos Dash Shehi është njeriu më esëll. Kur sheh gotën e rakisë Leksua, dehet gota. Ju e dini sa e dua Flamur Nokën! Po tashi…”, tha Rama.