Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të kreut të bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Burime për media bëjnë me dije se kreu i qeverisë u ka nisur një mesazh anëtarëve të Asamblesë së PS-së, ku kërkon përjashtimin e Lelit.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Edi Ramës.
Lëvizja e kryeministrit vjen pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Edi Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.