Hetuesit e BKH-së, 28 kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë

Shqipëria

Hetuesit e BKH-së, 28 kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:50
BKH

28 kandidatë në garë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kaluar fazën e fundit të përzgjedhjes.

Nga verifikimet e Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, kushtet e sigurisë nuk i kaluan 9 kandidatë nga 37 gjithsej.

Hetuesit do t’i nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen.

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

BKH, e cila plotëson strukturën e SPAK, nuk është ngritur ende për shkak të vonesave në përzgjedhjen e hetuesve.

Për shkak se për plotësimin e strukturës së BKH nevojiten edhe 32 hetues të tjerë, do të hapet sërish një proces rekrutimi.

Ende nuk ka një datë për nisjen e aplikimeve dhe pritet që kjo të bëhet e ditur së shpejti në faqen zyrtare të BKH në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat