Vdes kryefamiljari në guroret e Skraparit

Shqipëria

Vdes kryefamiljari në guroret e Skraparit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit.

Një 47-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një nga firmat që nxjerr gur dekorativ në malin e Tomorrit. Burimet spitalore nga Spitali i Skraparit bëjnë me dije se, mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin e quajtur ‘Dëvri’ ku ndodhen karrierat  e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën duke humbur jetën shtetasi Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës.

Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit. Ai ishte duke punuar kur një masiv shkëmbi ka rënë dhe e zënë poshtë teksa punonte.

Megjithëse është nisur menjëherë pas ngjarjes nga punëtorët e tjerë që janë ndodhur pranë tij 47-vjeçari nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të shkaktuara nga shkëmbi që ka rënë mbi trupin e tij.

Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës dhe babai i dy fëmijëve. Edhe pse ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat