Në Yzberisht votohet edhe në kontenier

Shqipëria

Në Yzberisht votohet edhe në kontenier

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:40
Yzberisht

Në Lagjen 14 në Tiranë, në bulevardin Migjeni, rrugë e re e hapur pak kohë më parë ne Yzberisht, është improvizuar votimi i qytetarëve në kontenier.

Për shkak të mungesës së institucioneve autoritetet kanë vendosur që proçesi i votimit të zhvendoset në një kontenier çka ka shkaktuar edhe grumbullime të mëdha pasi janë rreth 17 qendra votim.

Proçesi i votimit të qytetarëve po ecën me ritme të ngadalëta ndërsa qytetarët janë të shumtë në radhë dhe distanca për shkak të covid-19 nuk respektohet siç duket dhe në pamje.

Improvizimi i tillë me kontenier ka çorodituri disi edhe qytetarët pasi fillimisht duhet të gjejnë emrin e më pas të mbajnë radhën për të votuar ndërkohë që temperaturat këtë të dielë janë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat