Një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Tiranë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza, duke kërkuar liri për Palestinën
“Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”, lexohet në disa prej pankartave që mbajnë qytetarët në duar.
Siç mund të shihet edhe nga fotot e shkrepura nga “LSA”, disa prej qytetarëve mbanin edhe flamurin turk.
Vetëm të shtunën, në sulmet e realizuara nga ushtria izraelite kanë humbur jetën 13 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, ndërsa numri total që prej përshkallëzimit të konfliktit 5 ditë më parë ka shkuar në 134.

