Një fëmijë i mitur 3 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e djeshme në Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq.
Policia ka bërë arrestimin e shtetasit E.D 19 vjeç, banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, 27 maj duke drejtuar motoçikletën tip "Lifan" pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë Lushnjë për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".