7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale kanë përfunduar gjatë 24 orëve të fundit në pranga.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për vepra penale si kultivim të bimëve narkotike, vjedhje, dhunë në familje, drejtim i mjetit dhe motomjetit në mënyrë të parregullt, drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim të aksidentit me pasojë vdekje.
Njoftimi i plotë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
****
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Q., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases N. L.;
G. I., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
****
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
H. E., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
F. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
A. A., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen M. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.