Kushi merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid

Shqipëria

Kushi merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 10:20
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Njoftimin e ka bërë vetë ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa falëndero personelin mjekësor dhe të gjithë personat e përfshirë në fushatën e vaksinimit masiv.

“Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Falënderoj të gjithë ata që janë përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët, sepse vaksinimi është i vetmi mjet për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm”, shkruan Kushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat