Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për Jehon Breçanin, të riun që përplasi 24-vjeçaren më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë të resë pas dëmtimeve që mori.
19-vjeçari, djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Shtetit po drejtonte makinën luksoze tip “Benz S Class”.
Ai hipi në trotuar u përplas me një pemë dhe përplasi këmbësoren.