Zv/ kryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në Facebook, jep lajmin e hidhur se Kujtim Rrusho, një “socialist themeli” siç e quan ai, ka ndërruar jetë.
Në mesazhin e tij prekës, Braçe shkruan se Rrusho nuk u tërhoq kurrë, as në ditët më të rënda të terrorit fashist.
“Kujtim Rrusho ishte një socialist! Një burrë, një bashkëshort, një baba, një familjar i mirë; një socialist themeli, i drejtë, i ndershëm, i sakrificës, kurrë nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist;
I plagosur nga e njëjta bandë e shtetit, i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë të tjerë në Gradishte e mijëra të tjerë në Lushnje! Sot u ndal për të udhëtuar në një botë më të mirë; prehu në paqe Kujtim”, shkruan Braçe.