Një grup prej 23 personash, që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit në Shqipëri, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.
23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”.
Në të gjithë territorin e Skraparit janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis.
Si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje./A2