Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave u shënua një orë pas mesnatës së të enjtes në superstradën Lezhë- Milot.
Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Spitenit.
Një makinë fuoristradë është përplasur me një makinë tip Volcvagen e për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona të cilët janë dërgura për ndihmë mjekësore në spital.
Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.