Shkelen afatet ligjore për ndërtimin e Ujësjellësit të Gjirokastrës.
Puna për ndërtimin e tij ka filluar 18 muaj më parë dhe duhet të përfundonte me 17 gusht 2021.
Firma zbatuese ka lënë të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit me kanale të hapura dhe të pakalueshme për qytetarët.
IKMT ndërkohë ka vendosur gjobitjen e firmës zbatuese të projektit me 500 mijë lekë.
Vlera e Ujësjellësit të Gjirokastrës arrin në vlerën 7 milion e 500 mijë euro.