Eshtë shuar në tërësi zjarri që shpërtheu mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në afërsi të Velesit.
Zjarri që ishte aktiv që tre ditë, shkatërroi 200 hektarë pyll me lisa të shkurtër.
Vetëm sot, në shuarjen e zjarri janë angazhuar 9 zjarrfikës të Njësitit të Kundërzjarrit Veles, 10 të punësuar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 5 të punësuar nga Ndërmarrja Pyjore “Babuna”.
Tani për tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.