Çani zbulon për herë të parë bisedën e Kim: Ka mbetur e befasuar nga kjo lëvizje e Berishës

Shqipëria

Çani zbulon për herë të parë bisedën e Kim: Ka mbetur e befasuar nga kjo lëvizje e Berishës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:55
Arian Çani

Gazetari Arian Çani tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim është shprehur e habitur nga mbështetja që Berisha po provon se ka në bazë. Çani shtoi se një mbështetje e tillë e ka karakterizuar gjithmonë Berishën.

“Më thanë që ambasadorja i kishte thënë dikujt, “po na surprizon edhe ne, nuk e prisnim këtë mbështetje për Berishën”.

Në fakt, ai po surprizon të madh e të vogël. Duket që nuk kanë ardhur angari. Ka ovacione.

Berisha ka sharm dhe karizmë. Turma e do. Po çfarë është turma? Njësi të vogla individësh, pra mbështetje”, tha Çani gjatë një bisede në studion e lajmeve në MCN TV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat