Bëni gati çadrat, këto zona do të jenë sot nën pushtetin e shiut

Shqipëria

Bëni gati çadrat, këto zona do të jenë sot nën pushtetin e shiut

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën 'pushtetin' e vranësirave dhe reshjeve të dendura.

Deri në orët e pasdites moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.

Në orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar. 

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona. Temperaturat do të variojnë në vlerat 14 dhe 21 gradë celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat