Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi reagoi përmes rrjetit social Facebook në lidhje me tërmetin e mbrëmjes së sotme në Lezhë duke konfirmuar se nuk ka dëme në njerëz apo në strukturat e banesave e bizneseve.
Peleshi shkruan se sipas IGJEUM, tërmeti kishte një magnitudë 4.5 të shkallës rihter.
“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.
Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!”, shkruan Peleshi.