Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian i drejtuar nga nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku dhe Taulant Balla.
Pjesë e tij do të jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.
Ai do të bëjë prezantimin e raportit vjetor të Komisionit Europain.
Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Maci të cilët do të rendisin hapat për ndjekjen e rekomandimeve të raportit të BE-së.
