Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 18:45, në fshatin Orman, Pojan.
Në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë.
Ajo aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.