GJKKO hap tender për zhbllokim pusetash dhe tubacionesh

Shqipëria

GJKKO hap tender për zhbllokim pusetash dhe tubacionesh

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

TIRANE – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me objekt “Mirëmbajtje godine”.

Përmes shpalljes publike, GJKKO kërkon që të paraqitet ofertë për këtë objekt prokurimi me këto specifikime teknike të shërbimit: Pastrim pusete drenazhi nga mbetjet e ngurta; zhbllokim tubacion shkarkimi ujërash.

Operatori Ekonomik i renditur i pari, përpara se të shpallet fitues, duhet të paraqesë pranë autoritetit kontraktor dokumentet, formularin e ofertës, ku të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit, kopjen e NIPT-it, vërtetimin bankar me numrin e llogarisë IBAN, kopje të ekstraktit të QKR-së, deklaratë për garancinë e produkteve, vërtetim të gjendjes gjyqësore, deklaratë e operatorit ekonomik për përmbushjen e specifikimeve teknike.

Gjykata e Posaçme kërkon që të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Operatori Ekonomik i renditur i pari duhet të paraqitet pranë autoritetit kontraktor minimalisht brenda 24 orëve nga momenti i publikimit të njoftimit të fituesit në sistemin e prokurimit elektronik.

“Në vijim të sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj, vlerësimin me seriozitet të kërkesave tona përpara se të ofertoni, në mënyrë që të përmbushni detyrimet që merrni përsipër me paraqitjen e ofertës, në rast se shpalleni fitues”, shprehet Gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat