Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur në Kamëz pasi është përplasur nga një makinë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:15, në Kamzë, ndërsa policia njofton se mjeti me drejtues H. Xh., ka aksidentuar fëmijën 10 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.