Grabitet filiali i një banke të nivelit te dyte në Peshkopi.
Sipas policise, rreth orës 10.00, një person i maskuar me kapuç eshte futur brenda ne banke dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit, ben te ditur policia ne komunikaten per shtyp.