Gjendet një armë zjarri pranë ministrisë së Drejtësisë

Shqipëria

Gjendet një armë zjarri pranë ministrisë së Drejtësisë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një send, në dukje si armë zjarri është gjetur mbrëmjen e sotme pranë ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se arma është hedhur nga dikush dhe ka dyshime se mund të jetë pistoletë lodër.

Pasi është marrë nga efektivët arma është çuar në laborator për ekzaminim.

Detaje të reja priten nga policia e cila ndodhet pranë bulevardit “Zogu i Parë” ku është gjetur arma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat