“Tritan, mos pi birrë gjermane se i ke qejf ti, pi...”

Shqipëria

“Tritan, mos pi birrë gjermane se i ke qejf ti, pi...”

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:23
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla replikoi me deputetin e PD-së Tritan Shehun, të cilit i bëri thirrje të konsumojë produkte shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Balla e këshilloi të blejë birra shqiptare e jo gjermane, teksa i bëri thirrje edhe shqiptarëve të tregohen si të tillë dhe të konsumojnë produktet vendase.

“Nëse i thoni vetes shqiptar, blini produkte shqiptare, aty ku kemi mundësi. Tritan, kur të kesh mundësi bli birrë shqiptare dhe jo gjermane se i ke qejf ato ti.

Prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar, konsumoni mallra shqiptare nuk bën keq.”- tha Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat