Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, tha se ka pasur presion ndërkombëtar që kanabisi të mos legalizohej në vendin tonë duket qen se nuk i ka strukturat e duhura.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, ai tha se Rama është justifikuar duke thënë se këtë legalizimin e kanabisit e ka kërkuar populli.
Pano Soko: Ka një presion ndërkombëtar që Shqipëria të mos e legalizojë hashashin sepse nuk i ka strukturat shtet-formuese, nuk e ka ligjzbatueshmërinë për të legalizuar hashashin, por del me justifikimin se e do popullin.
Ai tha se ekonomia shqiptare nuk do të ketë asnjë përfitim nga legalizimi i kanabisit, ndërkohë ka paraqitur dhe statistikat e çmimeve në tregun europian.
Pano Soko: Sasia e kanabisit botëror që përdoret për mjekësi, kap shifrën e 468 tonëve në të gjithë në të gjithë botën. 76% të këtij e prodhon Britania e Madhe. Eksportuesi më i madh i kanabisit është Kanadaja 15 tonë në vit. Do futemi ne, e zëmë se do zëmë vendin e Maqedonisë së Veriut, e cila eksporton 2-3 tonë hashash në vit. Hashashi sot në tregun evropian të fermaceutikës blihet nga 300- 700 euro për kg. Dy tonë me një çmim mesatar 500 euro i thonë 1 mln dollarë në vit. Është 1/ 2000 e bujqësisë tonë. S’ka interes ekonomik. Është e pavlerë dhe pa asnjë lloj fitimi.