Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Ermonela Felaj u shpreh se PS nuk kas asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr sipas gustos së tyre.
Sipas saj, bojkotet e proceseve dhe institucioneve në vend, nga të gjitha palët, nuk i kanë sjellë ndonjë gjë të mirë vendit.
Felaj: Ne nuk kemi asnjë detyrim për të rregulluar opozitën dhe për të ndrequr atë sipas gustos tonë. Ata një të gjithë kundërshtarët tanë politikë dhe kjo është e qartë. Ama të qenit kundërshtarë nuk do të thotë që të jemi kundër për çdo tryezë.
Bojkoti dhe të qenit neglizhent ndaj procese të vendit, qoftë kur e kemi bojkotuar ne, qoftë kur e ka bojkotuar opozita për 2 vite, nuk është se ne kanë sjellë efekte pozitive në raport me vendin. Ne kemi një klasë politike, mjaftueshmërisht të pjekur sa për të kuptuar se bojkotet nuk vlejnë.