Shehaj: Nuk jam këtu për veten dhe Berishën, jam këtu se nuk ka më të ardhme në Shqipëri
Nga bulevardi para kryeministrisë në protestën e opozitës, deputeti demokrat Agron Shehaj u shpreh se nuk është aty për vetes dhe as për Berishën.
Ai tha se pas skandaleve të panumërta Rama investon miliona në medie se të gjithë janë njëlloj, dhe se nuk ka njerëz të ndershëm në vend.
Shehaj: Unë nuk jam këtu për veten time dhe as për Sali Berishën, por një gjë e madhe na ka ftuar këtu. Ajo që mblidhet në një fjali të vetme: nuk ka më të ardhme në Shqipëri. Kështu mendojnë shumë shqiptarë. Një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos na bashkohen, por po u bashkohen atyre që duan të largohen nga Shqipëria sepse kanë përballë korrupsionin e Ramës.
Pas skandaleve të panumërta Rama investon miliona në medie se ne jemi të gjithë njëlloj, duan të na bindin se nuk ka njerëz të ndershëm në vend. Ne duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta jonë.
Berisha me bashkëshorten në protestë, në krah edhe Kryemadhi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestës madhështore të shqiptarëve që janë mbledhur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Berisha në protestë është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha.
Atyre u është bashkuar edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka dalë në protestën e thirrur nga opozita dhe Shoqëria Civile.
'Kush do largohet Rama apo rinia'?/ Pedagogia: Ne do jemi këtu derisa ky njeri të largohet
Pedagogia dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana deklaroi nga sheshi i protestës së opozitës, se shqiptarët do të jenë në këmbë derisa Edi Rama të jetë larguar.
"Çfarë mrekullie të shohësh njerëz kaq të bukur, kaq shpresëdhënës, kaq frymëzues sa ju. Këtu janë pedagogë, studentë dhe shqiptarët e vërtetë. A ka njeri që nuk e di që arsimi shkretohet me tekste, me kuota, me tarifa. E dini pse?
Sepse për gjithçka zgjedh Edi Rama. Sepse ju e dini që shkollën e fëmijëve e zgjedh ministri i Arsimit, Edi Rama, ministri i çdo ministrie, kryetari i çdo bashkie, komandanti i çdo policie, kryetar i çdo gjykate dhe prokurorie. E vetmja gjë që i ka mbetur një të riu është droga, të bëhet patronazhist ose të largohet nga Shqipëria.
Prandaj, Rama shkretoi Shiqpërinë dhe bëri shpopullimin agjendën e pastër, duke shpopulluar Shqipërinë. Për ta mbyllur kam një pyetje për ju: Kush do largohet, Rama apo rinia? Kush? Ne do jemi këtu derisa ky njeri të largohet"!, u shpreh Kuçana.
Topalli zbret në protesta, tubimit të thirrur nga Berisha i bashkohen dhe kritikët Duma, Çupi e Korreshi
Sikundër edhe kishin deklaruar, deputetë të Partisë Demokratike që deri sot kanë qenë kritikë me Sali Berishën i janë bashkuar protestës para kryeministrisë.
Mes protestuesve u panë Dhurata Çupi, Grida Duma dhe Saimir Korreshi.
Në protestë është edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Aktivistja Shkreli: Të marrim në dorë fatin e vendit! Qeveria e Ramës na shkatërroi për 9 vite
Aktivistja Eliona Shkreli deklaroi nga protesta para kryeministrisë se sot Shqipëria kthehet në duart e qytetarëve. Ajo tregoi se ka ardhur nga Shkodra dhe proteston kundër rritjes së çmimeve dhe për të ardhmen e fëmijëve.
Ndër të tjera ajo theksoi se duhet të marrim në dorë fatin e vendit tonë, pasi kjo qeveri e korruptuar nuk ka asnjë të drejtë pasi për 9 vite shkatërroi vendin.
“Sot, Shqipëria kthehet në duart tona. Kam ardhur nga Shkodra të protestoj për çmimet e larta, për rritjen e çmimit të naftës, për të ardhmen e fëmijëve të mi. kam ardhur të protestoj për braktisjen e vendit.
Të rinjtë nuk gjejnë shpresë këtu, por e shikojnë në dyert e botës. Unë dua që fëmijët e mi të rriten dhe të shkollohen këtu. Shqiptarë, të bashkohemi të gjithë së bashku, jo vetëm ne që jemi këtu.
Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne. Ne duhet të marrim në dorë fatin e Shqipërisë. Fatin tonë dhe të familjeve tona. Kjo qeveri nuk ka të drejtë më, për 9 vite shkatërroi vendin tonë. Tashmë vendin do ta marrim ne.”-tha Shkreli.
Goxhaj nga protesta u jep 5 këshilla socialistëve: Bashkohuni me ne, mos bashkëpunoni me Ramën
Avokati Goxhaj, i cili ka marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë, është shprehur se kjo datë duhet të shënohet në histori pasi sot Shqipëria fillon rrugën e saj të shpëtimit kombëtar.
Ai ka dhënë 5 këshilla për socialistes, ndërsa u ka bërë thirrje q të bashkohen në protestën kundër qeveris.
Altin Goxhaj:Sot Shqipëria fillon rrugën e saj të shpëtimit kombëtar. Sot shënojeni kët datë në histori. Populi nuk do të ketë më frik qeverinë, është qeveria që do të ketë frikë popullin. Kam pesë këshilla për socialistët:
Mendo vetëm 30 sekonda, sikur të ketë pushtuar serbi, më thuaj çfarë do bënte më shumë sesa kanë bërë
Mos bëni burg për Ramën.
Piciri: Ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë sonë, sot kërkojmë lirinë
Nga bulevardi para kryeministrisë në protestën e opozitës, pedagogu Erion Piciri u shpreh se ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Ai tha se pas 30 vitesh nuk e mendonte kush se Shqipëria do të ishte ndër 3 më të korruptuarit e Evropës bashkë me Rusinë.
Piciri: Sot do të bëjmë një homazh për ata njerëz që 32 vite më parë i dhënë goditjen më të fortë diktaturës. Ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Sot jemi shumë sepse qytetarët e Shqipërisë janë njerëz me kurajo dhe kërkojnë lirinë.
Pas 30 vitesh nuk e mendonte kush se do të ishim ndër 3 më të korruptuarit e Evropës bashkë me Rusinë. Ngjajmë më shumë me Afrikën se sa BE-në.
'Iku koha e rrufjanëve'/ Pankarta ndryshe në protestë që ironizon Bashën e Ramën
“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndryshe në protestën e sotme, të thirrur nga Sali Berisha. Kjo parullë ironizon ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë në një tjetër slogan shkruhet: “Duam të jetojmë në Shqipëri”.
Shumë qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë.
Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve, ndërsa shihet se e pranishme është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Aulon Kalaja nga protesta para kryeministrisë: Të rrëzojmë qeverinë që po shpopullon Shqipërinë
Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi nga sheshi para kryeministrisë se qeveria e Ramës ka sjellë vetëm të këqija. Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër qeverisë së Ramës.
Kalaja theksoi se nuk duhet të largohet populli, por qeveria e korruptuar që po grabit qytetarët.
"Dita për të nisur një betejë kundër shpopullimit. Qeveria ka tërhequr të gjitha të këqijat. Dita për besa-besë, e keqja fiton kur të mirët nuk bashkohen.
Ndalu pak, shikoje veten, vëllai e shoku yt të kanë lënë vetëm, ikën në emigrim. Ne do të presim, kjo besëlidhje ka vend për të gjithë.
Për ty që rri sot shtrirë dhe ke detin përballë, nuk do përjetosh kurrë këtë që po përjetoj unë tani. Nga ka ky popull ujk që nuk ka nevojë për bari, të shqyen për të drejtat e veta.
Kur një populli nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli, por qeveria. Mbroni shtëpinë, atdheun tuaj."-tha Kalaja.
Protesta nis me këngën himn të Renis Gjokës dhe Big Bastës, elektrizohet turma
Tashmë protesta e thirrur nga opozita dhe Shoqëria Civile mund të quhet e hapur zyrtarisht.
Të gjithë protestuesit bashkë me ish kryeministrin janë mbledhur para kryeministrisë për një tubim kundër rritjes së çmimeve.
Ndërkohë i pranishëm në skenën e ngritur nga PD ka qenë edhe Renis Gjoka i cili bashkë me Big Basta-n kanë krijuar himni e këtij tubimi, një këngë të re për situatën aktuale në Shqipëri.