Berisha: Rama, tellall i Beogradit e vasal i Vuçiqit – Ballkani i hapur është ‘Ballkani i Putinit’

Shqipëria

Berisha: Rama, tellall i Beogradit e vasal i Vuçiqit – Ballkani i hapur është ‘Ballkani i Putinit’

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:22 Përditësuar në ora: 19:46 më 07.07.2022
Sali Berisha

Berisha takon Kryemadhin në protestë, do mbajnë fjalim njëri pas tjetrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë.

Sapo ka mbërritur, Berisha ka takuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me të cilën ka ndarë edhe një përqafim.

Në protestë, do të ketë 20 folës, me Berishën i cili do të flasë i fundit dhe Kryemadhi para tij.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë konfirmuar bashkëpunimin midis tyre për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Para se të mbërrinte në selinë blu, Berisha u shpreh se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë blinduar.

Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Lumë njerëzish në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Janë më dhjetëra mijëra shqiptarë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe shoqërisë civile për të protestuar ndaj qeverisë së Edi Ramës.

‘Lumë njerëzish vërshojnë në bulevard. Nderim!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në një postim të tij në faqen e Facebook.

Edhe nga pamjet e medieve, duket  se numri i pjesëmarrësve është shumë i madh.

Berisha iu bashkohet protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dalë nga selia e kësaj force politike, për të marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku janë mbledhur protestuesit.

Bashkë me deputetë dhe të rinj, Berisha po i drejtohet në këmbë bulevardit para Kryeministrisë.

Para se të mbërrinte në selinë blu, Berisha u shpreh se protesta e sotme do të jetë e fuqishme.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.

Qe prej orës 16:00 kanë nisur kufizimet në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.

Me plagë në trup, demokrati niset nga Shkodra drejt Tiranës për protestën

Një qytetar nga Shkodra ka vendosur t’i bashkohet protestës edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore.

Me plagë në trup, ai tha për gazetarin Teodor Gjerga se edhe pse nuk është në gjendje të protestojë, zgjodhi të niset drejt Tiranës me demokratët shkodranë, për shkak se ndihet i pashpresë.

“Nuk kam asnjë lloj shprese. Kam dalë pardje nga spitali, jam bërë operim. Nuk jam në gjendje për protestë, por t’i them zotërisë (Ramës) që i ka vënë lakun në fyt popullit”, theksoi ai.

Rreth 1 mijë demokratë u nisën nga Shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Sali Berisha arrin në seli, pritet me ovacione nga protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka arritur në selinë e partisë ku është pritur me ovacione nga protestuesit.

Berisha nuk ka dhënë deklaratë për mediat, por ka përshëndetur protestuesit.

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Kjo ishte thirrja e protestuesve teksa Sali Berisha u fut në seli.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 pjesëtarë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit “Shqiponja” dhe punonjës të Gardës.

Berisha: Protesta do të jetë e fuqishme

Protesta do të jeetë e fuqishme. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas zbriti nga banesa e tij, për t’iu drejtuar më pas selisë blu.

Berisha nuk iu përgjigj pyetjes pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim kishte kërkuar që protesta të ishte paqësore.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 10 mijë efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Pjesëmarrje masive e qytetarëve në protestë

Qytetarët e pakënaqur janë mbedhur para Kryeminsitrisë për të protestuar në protestën e thirrur nga Partia Demokratike.

Në protestë ka edhe shqiptarë nga diaspora.

Policia rrethon Kryeministrinë, Lala jep detaje: Ja çfarë po ndodh në këto momente

Ka mbërritur në selinë e PD kreu demokrat, Sali Berisha, ndërsa pritet të niset drejt sheshit para kryeministrisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë afro 1200 forca të policisë në gatishmëri për të garantuar rendin e kësaj proteste të thirrur nga opozita.

Dyert e kryeministrisë janë zëvendësuar me dyer të blinduara, si e vetmja mënyrë mund të ndalohet ndonjë tentativë e protestuesve për të hyrë në ambientet e brendshme.

Ndërkohë ka nisur dhe grumbullimi i protestuesve, ndërsa Forcat Speciale dhe forca të policisë vëzhgojnë situatën.

Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë. Nga monitorimi i gazetares Lala, ka konstatuar që pas kryeministrisë, tek godina e Parlamentit dhe institucioneve me rëndësi të lartë, janë të pozicionuar forcat speciale, makina ujëhedhëse, ndërsa efektivët e policisë janë të pajisur edhe me maska kundra gaz.

Referuar planit të masave të marra nga Policia, makina ujëhedhëze dhe forcat e specializuara për hedhje gazi, janë të pozicionuara pas godinës së kryeministrisë. Sipas planit të policisë, nëse do të ketë revoltë në mesin e protestuesve, fillimisht do të bëhet thirrje për ruajtje qetësie, e më pas do të përdoren makina ujëhedhëse.

Protestuesit do të ndahen në tri grupe, kush e mban fjalën i pari

Mijëra qytetarë janë nisur nga shumë qytetet të vendit për të mbërritur në protestën e Sali Berishës në kryeqytet. Protesta është thirrur të mbahet në orën 19:00, ndërsa demokratët e parë kanë filluar të grumbullohen tek selia “Blu”.

Nga burimet raportohet se është parashikuar që demokratët dhe protestuesit e tjerë të ndahen në tre grupe dhe më pas të bashkohen para kryeministrisë. Grupi i parë do të jetë tek Sheshi Skënderbej ku do të grumbullohen protestuesit që vijnë nga qytetet veriore të vendit.

 Juglindja do të grumbullohet pranë fakultetit Ekonomik, ndërsa protestuesit që vijnë nga jugu do të grumbullohen tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Para kryeministrisë është vendosur edhe një podium, ku pritet të mbajnë fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën i fundit do ta mbajë ish kryeministri Sali Berisha, i cili edhe do të mbyllë protestën. Berisha pritet të flasë për rreth 30 minuta.

Sali Berisha mbërrin në selinë blu 15 minuta para nisjes së protestës

Rreth 15 minuta, para se të nisë zyrtarisht protesta, Sali Berisha mbërrin në selinë e Partisë Demokratike.  

Aktualisht në seli ndodhen edhe pjesa më e madhe e deputetëve.

Ndërkohë në selinë e PD kanë nisur të grumbullohen edhe simpatizantët e opozitës, që po presin të dalin në shesh së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat