Berisha: Rama, tellall i Beogradit e vasal i Vuçiqit – Ballkani i hapur është ‘Ballkani i Putinit’

Shqipëria

Berisha: Rama, tellall i Beogradit e vasal i Vuçiqit – Ballkani i hapur është ‘Ballkani i Putinit’

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:22 Përditësuar në ora: 18:45 më 07.07.2022
Sali Berisha

Protesta, Kuvendi “blindohet” nga FNSH! Berisha: Po dridhet pushteti

Disa minuta para se të nisë protesta e opozitës, është vënë re një prezencë e shtuar e forcave të FNSH-së te Kuvendi.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjete sociale dhe shkruan se po blindohet kryeministria.

“Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i droges dhe krimit“, shkruan Berisha.

Kjo është protesta e parë e opozitës që nga marrja e drejtimit te PD-së nga ana e Sali Berishës.

 

Pamjet nga selia e PD, shikoni ç’po ndodh pak minuta para nisjes së protestës

Vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, para selisë së Partisë Demokratike janë grumbulluar jo pak njerëz.

Siç shihet në video i gjithë oborri i selisë blu është mbushur me makina dhe njerëz, të cilët presin orën 19:00 për të vërshuar drejt Kryeministrisë.

Pamjet KËTU

Opozita proteston sot për rrëzimin e qeverisë, reagon ambasadorja Kim dhe jep mesazhin e fortë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për protestën që do të zhvillohet ditën e sotme e organizuar në PD.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.

Komentet ajo i bëri para aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Protesta nis në 19.

Zbardhen detaje pak para nisjes së protestës/ Ja kur del Berisha nga selia blu dhe kush e shoqëron

Kur ka mbetur rreth një orë nga orari zyrtar i nisjes së protestës, mësohet se të gjitha degët e PD-së në rrethe janë angazhuar për të sjellë sa më shumë qytetarë në këtë tubim.

Qytetarët që do të protestojnë mësohet se do të mblidhen fillimisht në katër pika. Njëra është ajo në sheshin “Skënderbej”, ku do të grumbullohen grupet e protestuesve që vijnë nga Veriu i vendit, pra qytete si Shkodra, Kukësi, Dibra apo Lezha, Atyre do t’u bashkohen edhe protestues nga qytete si Lushnja, Fieri, Vlora, Saranda.

Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” do të bëhet grumbullimi i qytetarëve që vijnë nga qarku i Elbasanit dhe Korçës.

Sa i përket protestuesve nga Tirana, ata do të grumbullohen të gjithë së bashku, ku përfshihen protestuesit e zonës së Astirit që kanë kundërshtuar ndërtimin e “Unazës së Re”, por edhe banorët nga çdo zonë e kryeqytetit, të cilët rrezikohen nga shembja e banesave. Mësohet se ata do të vijnë përgjatë lumit të Lanës së bashku me disa grupe te shoqërisë civile.

Sa i përket kreut të PD, Sali Berisha, ai do të dalë nga selia blu në orën 19:00 nën shoqërimin e anëtarëve të FRPD-së, por edhe anëtareve të Forumit të Gruas.

Ndërkohë, PD ka lajmëruar Policinë e Shtetit se protesta do zgjasë 2 orë dhe në listën e folësve përpara Kryeministrisë pritet të jetë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka bërë me dije se do të marrë pjesë në protestë.

Fjala e ish-kryeministrit Berisha do të jetë në fund të tubimit dhe bëhet me dije se lista e folësve, që për momentin numëron rreth 20 emra, mbetet ende e hapur deri në orën 19:00.

 Protesta e opozitës në ora 7, rreth 3200 qytetarë nga Korça e Dibra nisen drejt kryeqytetit 

Protestës së thirrur nga partia Demokratike në orën 19:00 këtë të enjte para kryeministrisë i janë bashkuar edhe qytetar nga Qarku Dibër.

Sipas kryetarëve të degëve të PD në Mat, Bulqizë e Dibër, në total nga ky Qark do të jenë pjesë e protestës rreth 2000 qytetar.

Ndërsa nga Korça janë nisur rreth 1200 persona. 

Edhe qarku i Elbasanit në protestë, rreth 3000 persona nisen drejt Tiranës

Simpatizantët nga qarku i Elbasanit po nisen drejt Tiranës. Kështu, mësohet nga burime pranë degës së PD Elbasan në dispozicion janë vendosur 20 autobusë ku pjesa më e madhe do jenë me makina private që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Në Kukës, dhjetëra qytetarë mbushën autobusët për të ardhur në Tiranë për të kërkuar rtë drejtat e tyre që po u shkelen, siç thonë ata.

"Jemi të diskriminuar nga qeveria. Po shkojmë në protestë për hallet dhe të drejtat tona."

Fortifikohet Kryeministria, 1200 policë në gatishmëri

Rama ka fortifikuar Kryeministrinë ndërsa vetë gjatë protestës do jetë në Vlorë për inagurimin e by-passit.

Policia ka planfikuar që ditën e protestës të angazhohen 1200 forca.

Ekipet e rendit do të qëndrojnë ne formë kordoni, më pas do të janë ato të Shqiponjave e ndërsa grupet e FNSH do të pozicionohen disa metra më poshtë.

Disa grupe kontrolli do të qëndrojnë në hyrje të kryeqytetit.

Synimi është evidentimi i çdo automjeti të dyshimtë për armë zjarri, sende të forta si dhe lëndë piroteknike.

Për pikasjen e këtyre personazheve, departamenti i rendit dhe sigurisë publike po bashkëpunon me drejtoritë vendore.

Në këtë proteste të angazhuar do të jenë edhe oficerët e Antiterrorit.

Agjentët e këtij sektori do të vëzhgojne personat që kanë dyshimë për prirje terroriste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat